Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Ramës: Do verifikojmë stilin e jetesës, do shohim nëse të ardhurat e deklaruara përkojnë me shtëpitë e veturat


Kryeministri Rama ka njoftuar aksionin e qeverisë për verifikimin e stilit të jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e kreut të qeverisë erdhi gjatë një takimi për të prezantuar ecurinë e punës së njësisë speciale kundër informalitetit.

Ai tha ndër të tjera se do ballafaqohen pagat e deklaruara që duhet të përshtaten me stilin e jetesës së qytetarëve pasi është e papranueshme që dikush të deklarojë të ardhura të caktuara e të ketë shtëpi e vetura që nuk përkojnë me to.

“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja.” – tha ndër të tjera kreu i qeverisë.