Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kryetarët e rinj të PS-së në bashki nuk duhet të jenë njësh me kryetarët e Bashkive por as në konflikt me ta


Partia Socialiste ka nisur ditën e sotme procesin për zgjedhjen e kryetarëve të Partive në Bashkitë e vendit.

Kryetari i Partisë, Edi Rama tregoi edhe profilin që duhet të mbajnë kryetarët që sipas tij nuk duhet të jenë njësh me krerët e Bashkive por as në konflikt me ta.

“Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu siç duhet.

Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se çdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Sigurisht që prej disa vitesh tani më, kjo është një histori e tejkaluar. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

Është edhe aspekti tjetër ri pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e  pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme. E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit”, tha Rama.