Vendosni fjalën kyçe....

Raundi i parë dështoi, Alibeaj: Presidenti i ri duhet të zgjidhet që në tre raundet e para


Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar në një komunikim për mediat pas dështimit të raundit të parë për zgjedhen e presidentit të ri.

Alibeaj tha se ky duhet të jetë një proces transparent dhe jo një proces fals, ndërsa shtoi se nuk ka emër, pasi

“Ne presim përgjigje. Një nga kërkesat që e kam thënë është të mos prisni nga unë që të ketë një proces të dhomave të errëta sepse janë pazare.

Fatkeqësisht që raundi i parë mbaron në 5 min e 27 sekonda dhe kuptohet fare mirë se çfarë që qëndron pas kësaj. Unë e kam thënë që të marrim pjesë në proces. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit. Qëndrimi ynë është i qartë, kemi bërë një deklaratë të çuar edhe mazhorancës, pra nëse do duhet të zgjedhë presidentin e të gjithë shqiptarëve duhet proces konsensual dhe që të jetë i besueshëm ka sens që procesi të zgjidhet në tre raundet e para.”– tha Alibeaj.

I pyetur nëse do të dërgojë një emër në raundit e dytë ai nuk dha një përgjigje për këtë, por tha se propozimi duhet të jetë i opozitës.

“Kemi qenë në pritje të qëndrimit të maxhorancës, ku të zgjidhet në tre raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të maxhorancës. Pra propozimi duhet të jetë i opozitës. Nuk do të duhet që presidenti të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë sepse zgjidhet me 71 vota që i kanë vjedhur. Ky proces i propozuar nga ne është i hapur për diskutime.”- tha Alibeaj.