Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka pas takimit me Varhelyi-n: Ramë dakord që vendimi për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të merret në qershor


Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar këtë të hënë Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e KE-së, Oliver Varhelyi.

Pas këtij takimi, ministrja shkruan në një postim në rrjetet sociale se me Varhelyi-n kishin rëndë dakord se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet në qershor.

Sipas saj, nëse kjo nuk ndodh do të ketë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së nga Ballkani.

“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.

Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.”– shkruan Meta.