Vendosni fjalën kyçe....

A është bërë Lefter Koka i penduar dhe bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokati: Nuk ka pse


Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka ka folur në një prononcim për mediet pas seancës në GJKKO.

Gjykata nuk ka marrë sot vendim për Lefter Kokën, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie.

I pyetur nëse ish-ministri ka marrë statusin e të penduarit dhe a është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, avokati i tij tha se Koka nuk ka ta bëjë këtë.

 “Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë.”- u përgjigj avokati.