Një sasi droge është kapur në Portin e Durësit mëngjesin e sotëm në një anije të ngarkuar me qymyr që vinte nga Kolumbia.
Sasia e dyshuar e kokainës u gjet në hambarin e anijes ‘Unistream’ me flamur të Antigua Barbados nga Ishujt Karaibe.
Ajo nuk është peshuar ende dhe deri tani nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar, shkruan Shqiptarja.
Policia shqiptare është sinjalizuar nga agjencitë partnere ndërsa ndërhyrja është bërë nga Task Forca e Durrësit. ‘Unistream’ u ankorua dje në portin e Durrësit dhe vinte nga porti i Baranquillas në Kolumbi.
Hollësi të reja nga droga e kapur në anijen me qymyr në Durrës, çantat u pikasën nga vinçieri
Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me ngarkesën e drogës që u kap në një anije me qymyr në Portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga peshimi paraprak ngarkesa ka dalë se është mbi 50 kilograme e ishte futur në dy çanta që u gjetën në mes të qymyrit.
Ato janë kapur ndërsa vinçi ka qenë duke përpunuar sasinë e qymyrit dhe pasi ka pikasur çantat e dyshimta ka ndërprerë punën.
Pavarësisht kontrollit paraprak me qen antidrogë, këta nuk kanë mundur ta pikasin atë për shkak të qymyrit. Anija me flamur të Antigua Barbudas drejtohet nga një kapiten rus ndërsa para mbërritjes në Durrës kishte ndaluar në Portin e Barranquillas në Kolumbi.