Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon ndaj Berishës: T’i japë fund hipokrizisë, standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton ringritjen e PD-së


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Sali Berishës të mos përdorë standard të dyfishtë me gjykatat.

Bardhi thotë se Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shkruan se Berisha është e pavarur kur gjykata vendos pro tij dhe politike kur nuk i nënshtrohet akuzave të tij.

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve”-shkruan Bardhi.

Berisha e quajti “deklaratë politike” reagimin e Gjykatës së Apelit lidhur me shqyrtimin e çështjes për legjitimitetin e Komisionit të Rithemelimit dhe vendimeve të tij për drejtimin e PD-së.