Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Teatri plagë e hapur në zemër të Tiranës, plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan


Ish-kreu i PD-së Basha e ka quajtur plagë të hapur prishjen e Teatrit Kombëtar dy vite më parë.

Ai shkruan se plaga dhemb për shkak të mosarsyeve që çuan në prishjen e teatrit e që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur vendin peng prej 9 vitesh duke renditur arrogancën, korrupsionin, klientelizmin, paratë e krimit e armiqësinë ndaj trashëgimisë kulturore.

Basha thekson se sheshi i teatrit është vija ndarëse mes qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike e pakicës që shkatërron, plaçkit e uzurpon një nga institucionet më  të shenjta të kombit.

“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.” – shkruan Basha.