Një furgoni i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Mjeti ishte parkuar në lagjen ‘4 Heronjtë’ ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Nga flakët janë djegur motori i mjetit e kabina e shoferit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.