Vendosni fjalën kyçe....

Hollësi të reja nga droga e kapur në anijen me qymyr në Durrës, çantat u pikasën nga vinçieri


Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me ngarkesën e drogës që u kap në një anije me qymyr në Portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga peshimi paraprak ngarkesa ka dalë se është mbi 50 kilograme e ishte futur në dy çanta që u gjetën në mes të qymyrit.

Ato janë kapur ndërsa vinçi ka qenë duke përpunuar sasinë e qymyrit dhe pasi ka pikasur çantat e dyshimta ka ndërprerë punën.

Pavarësisht kontrollit paraprak me qen antidrogë, këta nuk kanë mundur ta pikasin atë për shkak të qymyrit.

Anija me flamur të Antigua Barbudas drejtohet nga një kapiten rus ndërsa para mbërritjes në Durrës kishte ndaluar në Portin e Barranquillas në Kolumbi.