Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për mediat sot, ku kujtoi marrëveshjen e 5 viteve më parë Rama-Basha.
Më pas ai foli për atë që do bëjë pas përfundimit të mandatit të tij si president më 24 Korrik, duke nënkuptuar se do i kthehet aktivisht politikës. Ai u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për një lidership që e mban fjalën.
“Së pari, mbas 24 Korrikut kur të takohemi bashkë këtu sipas premtimit të dhënë për herë të fundit me këtë institucion, sigurisht ka qëlluar ditë e hënë data 25, ditë punë, kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Ajo që mund të them është kjo se pas 25 korrikut pesimizmi është kohë e humbur për këdo.
Që Shqipëria e pret Ilir Metën ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë, për interesin kombëtar që është cënuar si asnjëherë tjetër, edhe mbrojtja dhe mbështetja e çështjes së Kosovëss por dhe shumë çështje të tjera janë dëmtuar seriozisht nga marrëveshja e 5 viteve më parë kështu që ne e kemi kohën përpara, ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët preëin është llogaridhënia e të gjithëve.”– tha Meta.