Presidenti Meta ka thënë se pas përfundimit të mandatit do i kthehet opozitës për të cilën ka thënë se do jetë me energji të pashterrueshme.
Gjatë konferencës për shtyp kreu i shtetittha se do u shkojë gjërave deri në fund duke paralajmëruar kryeministrin për aferën e inceneratorëve dhe të gjitha abuzimet e qeverisjes së tij.
Meta tha gjithashtu se thirrjet e Ramës ndaj SPAK për të hetuar Berishën e Metën janë në fakt thirrje për të mos hetuar Mirel Mërtirin, Stela Gugalljan dhe gjithë qeverinë.
“Me 25 korrik, që është një ditë pune, nisim një kapitull të ri me energji të pashtërrueshme. Ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë, ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën, llogaridhënia e të gjithëve. Pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet të cilën e ka kapur për fyti përmes të gjitha shkeljeve që janë vërtetuar botërisht. Shumë mirë bën që Rama i bën pyetje SPAK-ut të hetojë presidentin. T’ia çojë pyetjet vetë bashkë me Agaçin. Ilir Meta ka armët më të forta që janë e vërteta dhe transparenca. U bën thirrje të hetojnë Saliun apo Ilirin, po kush e ka penguar. Pse i bën këto thirrje? Që SPAK të mos hetojë Mirelin, Stelën dhe Zoton dhe gjithë grupin e strukturuar kriminal që drejton qeverinë. Ai e njeh Ilirin dhe e di që do u shkoj gjërave deri në fund për ato që u ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve.” – tha Meta.