Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e Ardit Kërtushës në Durrës, del fotoja e autorit të dyshuar


Ka dalë fotografia e autorit të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në një lokal në Durrës paraditen e djeshme.

Siç duket nga pamjet, i riu është i veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe e kapele të zezë. Në shpinë ai mban një çantë të zezë ku kishte futur dy pistoletat që u përdorën në ngjarje.

Kërtusha, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se është larguar me vrap sapo ka parë që autorit i është bllokuar arma e parë.

Kërtusha e autori i dyshuar ishin përplasur edhe më herët me njëri-tjetrin për çështje pronash. Autori i dyshuar është identifikuar nga policia e cila ka nisur punën për kapjen e tij.

*Fotoja marrë nga BW