Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja ndryshime në drejtuesit politik në dy qarqe, Manja zëvendëson Klosin në Lezhë, Balluku zhvendoset në Dibër


Partia Socialiste ka bërë ndryshime në dy qarqe me drejtuesit politik.

Kështu vendin e Blendi Klosit në Lezhë do e marrë Ulsi Manja. Ndërsa në Dibër me largimin e Manjës vendin bosh do e zerë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërsa Blendi Klosit përveç detyrës së Sekretarit Organizativ i shtohet edhe mbarëvajtja e procesit të brendshëm zgjedhor në 61 bashki të vendit.

Ndryshimet i ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri në rrjetet sociale.

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik.

Falënderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.

Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”-shkruan Gjiknuri.