Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria do i japë 80 mln euro ndërtuesve të kontratave publike


Qeveria do të subvencionojë me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit në kontratat e punëve publike.

Euronews Albania raporton se në mbledhjen e ardhshme qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin e shtetit dhe do të shtojë me 80 milion euro shpenzimet për investime kapitale.

Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit.

Nga buxheti do të paguhen 30% më shumë si duket për shkak të rritjes së çmimit të hekurit, bitumit dhe çimentos.

Faturat që do të njihen janë ato që datojnë nga 1 janari i vitit 2020, deri te kontratat që janë ende në proces.

Këto shpenzime do të përballohen me shtesat që kanë ardhur në arkën e shtetit nga taksat, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Për 4 muajt e parë janë arkëtuar 96 milion euro më shumë se plani dhe 223 milion euro më shumë se 1 vit më parë.