Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se kërkon që çdo diskutim i negociata për Presidentin të bëhet para mediave, pasi sipas tij transparenca është i vetmi “ilaç për çfarëdo lloj pazari”.
Alibeaj ndërkohë ka ftuar gazetarët që nesër në orën 10:00, kur do të zhvillohet takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të ndjekin zhvillimet nga afër.
“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, u shpreh Alibeaj.