Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin


Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burg.

“Kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Gëllçi për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burg. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burgim.”– thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po kështu SPAK kërkon dënimin me nga 1 vit burg për Alban Malavecin, Julian Tapian dhe Ervin Muraj, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar bashkë me tre anëtarët e komisionit të ofertave të lartpërmendur, të akuzuar për abuzim me tenderat.

Sipas SPAK-ut, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit “TVSH AGRO”. Tenderi me fond limit afro 87 milionë lekë është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi.