PS-ja e PD-ja e përfaqësuar nga Alibeaj kanë arritur marrëveshjen e parë mbi zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas saj, opozita do propozojë emra në raundin e dytë dhe të tretë ndërsa PS-ja nuk do propozojë asnjë emër në këto raunde. Marrëveshja u pranua nga të dyja palët ndërsa sipas saj, PS-ja do propozojë emra për kreun e ri të shteti vetëm pas këtyre dy raundeve.
“Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet.” – tha Balla.
Alibeaj nga ana e tij u përgjigj duke thënë se e pranonte marrëveshjen por shtoi se çdo shkelje e rregullave do konsiderohet shkelje e marrëveshjes.
“Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes.” – tha Aibeaj.