Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: I damkosuri ndërkombëtarisht kërkon të pasurojë akoma familjen duke marrë peng PD


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar Sali Berishën duke thënë se ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët.

Bardhi shkruan më tej se Berisha kërkon t;i pasurojë akoma familjarët duke marrë peng PD-në dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen e tij.

Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”-shkruan Bardhi.

Deklarata me doza sulmi e Bardhit erdhi pas karikaturës së postuar nga Berisha ku dukej Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm nën sqetullën e Taulant Ballës.