Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Baxhanaku i Ramës ka marrë 50 tendera deri para dy vitesh nga qeveria


Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ditën e sotme nga Berati se baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama ka fituar 50 tendera nga qeveria deri para dy vitesh.

Berisha deklaratat i bëri nga Berati gjatë takimit që po zhvillonte për fushatën për zgjedhjet e 22 majit që organizohen nga Komisoini i Rithemelimit në PD për të zgjedhur kreun e ri.

Ish-kryeministri nuk la pa përmendur edhe aferën e inceneratorëve që sipas tij Rama firmosi me procedurë negociate tenderin 430 mln euro.

Një akuzë tjetër Berisha bëri edhe për shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka.

Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.

Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nenin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.

Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera deri para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre”, tha Berisha