Deputeti i PD-së i cili është pjesë e Komisionit të Rithemelimit ka marrë pjesë në takimin e ish-Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në Manzë me muxhahedinët, gjjatë vizitës së tij disa-ditore në Shqipëri.
Këlliçi kujton se ka qenë qeverië e Partisë Demokratike ajo që mirëpriti ish-të burgosurit politikë iranianë në vendin tonë në vitin 2013.
“Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.
Ish-të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimi teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.
U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.
Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare. Ne qëndrojmë krah tyre! Krah lideres Maryam Rajavi!”- shkruan Këlliçi.
Kujtojmë se vizita e Pompeos dhe fotoja me Enkelejd Alibeajn dhe disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD (që nuk ishin pjesë e Rithemelimit) shkaktoi debate në opinionin publik në Shqipëri. Por duket se grupi i Rithemelimit kishte përfaqësuesin e saj në takim.