Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut: 80% të rasteve që kemi në dorë nuk e dinë se janë nën hetim


Kreu i SPAK-ut Arben Kraja thotë se 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë nuk janë në dijeni se po hetohen.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrimin Europian. Sipas tij, gjatë vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 vijojnë hetime për persona me funksione të larta shtetërore. Por ai nuk u fut në detaje.

“Ne i jemi referuar gjithmonë zbatimit të rekomandimeve për vitin 2021. Rekomandimet janë dhënë diku në tetor dhe dhjetor që lidhen me punën e prokurorisë për fushën e prokurorisë kundër korrupsionit. Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore.

SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve që ldhen me funksionin e institucionit. Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime, të përforim me feiktivitet maksimal burimet tona njerëzore. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit, me institucionet homologe.

Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por hetim proaktiv do të thotë që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet.

Unë ju them që 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proaktive. Në mënyrë të detajuar unë i kam dhënë shifrat. Nuk do futem në to. Janë dërguar për gjykim 11 procedime penale. SPAK dhe Prokuroria e Hetimit janë të përkushtuar për të hetuar çdo rast.”- tha Kraja.