Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi kundër paktit me PS-në: Niveli i diskutimit tallës, Alibeaj nuk na përfaqëson


Deputeti demokrat Luçiano Boçi i cili është pjesë e grupit të Rithemelimit është kundër marrëveshjes së arritur sot mes opozitës dhe maxhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një deklaratë për mediet, Boçi u shpreh se niveli i diskutimit ishte qesharak. Ai theksoi se është kundër paktit dhe se sipas tij opozita duhet të ketë kandidatë në të pestë raundet.

“Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallë. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ja heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në pesë raunde dhe kjo zgjidhje nuk është parë asnjëherë ku dikush nga mazhoranca ka përcaktuar që opozita mund të ketë kandidat në tre raundet e para dhe në raundet e tjera jo. Dhe ironia është që opozita nuk ka vota për një numërim të thjeshtë dhe mazhoranca e ruan propozim e saj për raundin e katër dhe të pestë.”– tha Boçi.

Sipas tij Enkelejd Alibeaj nuk e përfaqëson më opozitën dhe s’mund të ulet në tryezë diskutimesh.

“Zoti Alibeaj e kemi thënë, nuk ka targër, të drejtë, të jetë përfaqësuesi i opozitës. Ai mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka mbaruar misionin e tij si kryetar i grupit parlamentar. Nuk bëhet fjalë për reformë zgjedhore.

Nuk mund të vazhdohet me këtë formë. Ndoshta Alibeaj mbrohet me pozicionin e kryetarit të komanduar, por atë s’ia siguron dhe Rama. E tall aq shumë, i çon Ballën që realizon negociatë me atë që ai do dhe ai është Alibeaj. Rama anashkalon Partinë Demokratike. I vesh atribute dhe i tall me një fazë tjetër, duke thënë që ai ka të drejtë që i rrëzon ato. Tryeza nuk ka vlerë në kuadër parlamentar, duhet të jetë në nivel politik.”- tha Boçi i cili propozimet e maxhorancës i cilësoi si tallje.