Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita në kuota të ulëta përfaqësimi”- Gjekmarkaj pas negociatave mes Ballës dhe Alibeajt



Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në tryezën e negociatave mes opozitës dhe maxhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit ku u arrit një pakt mes palëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilësoi përfaqësimin e PD-së në këtë tryezë në kuota të ulëta.

“Kuota të ulëta përfaqësimi të Opozitës në procesin farsë të zgjedhjes së Presidentit! Nga të gjitha anët po e godasin cilësinë në PD. Demokratet dhe PD do ta gjejnë vetveten.”- shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se PD-ja në këtë tryezë përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj, Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu.