Pas dëbimit të 35 diplomatëve francezë, tani ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se po dëbon edhe 24 punonjës të ambasadës italiane dhe 27 të asaj spanjolle.
Dëbimet e fundit vijnë pasi qeveritë evropiane dërguan në shtëpi më shumë se 300 rusë muajin e kaluar.
Midis tyre ishin 25 të dëbuar nga Spanja, 30 nga Italia dhe 35 nga Franca.
Kryeministri italian Mario Draghi e përshkroi lëvizjen e fundit të Rusisë si një “akt armiqësor“.
“Kjo absolutisht nuk duhet të çojë në një ndërprerje të kanaleve diplomatike, sepse përmes atyre kanaleve, nëse kemi sukses, do të arrihet paqja.”- tha Draghi sipas BBC-së.