Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, deputetja Jorida Tabaku nuk la pa përmendur dosjen e Dibrës.
“Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës? Shpresoj që zoti Manja këtë manual ta konsultojë me ministra dhe kryeministrat.”- tha Tabaku.
Këtij ngacmimi ministri Manja iu përgjigj: “Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.”
Mes të tjerash Manja foli për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, dixhitalizimi ka reduktuar korrupsionin në sportele por ndihmuar dhe në gjurmimin e abuzimeve.