Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë makina brenda servisit në Sarandë


Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në një servis në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Automjeti tip “Mercedes-Benz” i cili ishte në pronësi të një 35 vjeçari është shkrumbuar pjesërisht.

“Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip ‘Mercedes-Benz’, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.”– bën me dije Policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.