Vendosni fjalën kyçe....

U kapet ‘kallashnikov’ në makinë, pranga dy personave në Tiranë


Dy persona janë arrestuar në Tiranë pas gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin është gjetur një armë zjarri ‘kallashnikov’ si dhe një sasi fishekësh.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari S.B., banues në Shkodër, i cili dyshohet si pronari i armës pa leje si dhe 32-vjeçari me iniciale S.T., banues në Tiranë, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Ata janë kapur në rrugën ‘Dritan Hoxha’ pranë kryqëzimit të Laprakës.

Njoftimi

“Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T.

Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”