Një aksion i gjerë i policisë po zhvillohet në disa qytete të vendit.
Aksioni vjen me urdhër nga prokuroria speciale që ka firmosur 32 urdhërarreste.
Ai po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë e Fier.
Në Elbasan pritet të arrestohen 19 persona mes të cilëve të dyshuar për krime të ndryshme e efektivë policie që dyshohet se bashkëpunonin me grupet kriminale.