Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i SPAK, Berisha: Arrestime në erë, 1 bos u arrestua të tjerët morën lajmin “ikni sa më shpejt”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga Korça ka komentuar aksionin e zhvilluar nga SPAK ditën e sotme, në kuadër të një operacioni për goditjen e disa bandave në vend, që solli arrestimin e 18 personave.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha deklaroi se nga aksioni, vetëm një u arrestua nga 8 bosët e shpallur në kërkim, ndërsa shtoi se të tjerëve iu dha mesazhi që të iknin.

Arrestime në erë, dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt.”, tha Berisha.