Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të enjte grupin parlamentar të PD-së për të vijuar konsultimet për dy emrat që do të dërgojnë në tryezën e propozimeve si kandidatë për presidentin e ri.
Por Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e kësaj mbledhje. Pak para nisjes së mbledhjes një nga deputetët që morën pjesë, Dashnor Sula u rastis përballë në korridoret e selisë me një anëtarët e Rithemelimit Flamur Noka.
Ky i fundit u ndal të fliste me Sulën ndërsa bëri dhe batut me gazetarët. Noka iu kërkoi atyre të mos e nxjerrin Sulën në televizor pasi “mund të bëhen xhelozë të tjerët”.
Alibeaj në këtë mbledhje ka prezantuar katër hapat që do të ndiqen për të zgjedhur një president konsensual:
- Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë
2. Pala tjetër (aleatët) përzgjedhin 2 kandidatë
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.
Sipas “News 24”, në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 23 deputetë, dy të tjerë janë online ndërsa deputetja Ilda Dhori ka njoftuar se do t’i bashkohet takimit më vonë.
Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj arritën një marrëveshje që i jep opozitës të drejtën të paraqesë emra kandidatësh për President në raundin e dytë dhe të tretë.
Deputetët e pranishëm:
Lindita Metaliaj
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Seladin Jakupllari
Kastriot Piroli
Kreshnik Çollaku
Ferdinant Xhaferri
Lefter Gështenja
Dhurata Çupi
Saimir Korreshi
Gazment Bardhi
Bledion Nallbati
Orjola Pampuri
Xhelal Mziu
Jorida Tabaku
Eralda Taso Bano
Dash Sula
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Arbi Agalliu
Greta Bardeli
Zef Hila
Ramadan Lika
Ilda Dhori
Online
Emilia Koliqi
Zheni Gjergji