Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vettingu u përdor për luftë krahinore, për ndasi fetare dhe luftë klasore


Ish-kryeministri Sali Berisha i ndodhur në Korçë për fushatën zgjedhore për drejtimin e PD-së në procesin që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit ka komentuar problematikat që ka sjellë për shqiptarët reforma të drejtësi.

Sipas Berishës, procesi i vettingut u përdor për të larguar nga sistemi i drejtësisë ata që ishin me origjinë të djathtë, katolikë dhe nga veriu.

“Çfarë ndodhi me reformën e drejtësisë? Më këtë reformë drejtësia u shpërbë. U vendos tërësisht në kontroll të ekzekutivit. Procesi i Vettingut u përdor kryekëput për të larguar nga sistemi i drejtësisë ata që ishin me origjinë të djathtë, ata që ishin të jemi të hapur këtu, katolikë dhe nga veriu dhe kjo është e vërteta me statistikë.

U përdor për luftë krahinore, për ndasi fetare dhe luftë klasore.

Disponohen dokumenta të pakundërshtueshme por mbi të gjitha u përdor për të privuar qytetarët e këtij vendi nga e drejta e një procesi gjyqësor të drejtë dhe të ndershëm. Me këtë reformë shkatërruan dy gjykatat kryesore, shkatërruan Apelin dhe prokuroritë.

Sot kriminelët dalin nga burgu pasi nuk ka prokurorë që të mari në dorë dosjet e tyre”-deklaroi Berisha.