Zbulohet çfarë ka treguar në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se Nuredin Dumani ka deklaruar se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles dhe e ka paguar për këtë, por ai nuk donte ta bënte.
Dumani ka treguar se i ka marrë paratë Martinajt, një shumë prej 100 mijë eurosh, dhe se kërkonte konflikt me të.
Ndonëse ka marrë paratë, Dumani nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.
Një tjetër detaj në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
Këto detaje zbulohen pas operacionit të SPAK-ut dhe të Policisë së Shtetit të koduar “Golden Bullet” për goditjen e 8 grupeve kriminale.