Një person, i cili është identifikuar si Florenc Çapja ka dërguar një mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, gjatë emisionit “Opinion”.
Gazetari Koka lexoi se në mesazh shkruhet se ai nuk ka asnjë lidhje me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën.
“Një person i cili thotë se është Florenc Çapja, po ndjek emisionin live dhe thotë se: Unë këta persona në jetën time kurrë nuk i kam takuar. Këta persona nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën”, u shpreh Koka.
Çapja për të cilin tashmë ka një urdhër arresti nga SPAK, besohet se ndodhet në Dubai.