Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK duhej të kishte zhvilluar operacionin që para zgjedhjeve, të japë shpjegim pse nuk u arrestuan të gjithë të ndaluarit


Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV  ka folur sot në lidhje me operacionet e SPAK.

Kreu i Shtetit ka deklaruar se ky organ duhet të kishte vepruar që para zgjedhjeve. Meta shtoi se duhet një shpjegim se përse në operacioni e fundit nuk kishte ndalim të të gjithë të dyshuarve, por vetëm të një pjese të tyre.

“SPAK të kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet të ketë sqarime për publikun pse aksioni i fundit nuk çoi në ndalimin e të gjithë të dyshuarve,

Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë .

E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara.

Vetëm një goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anën e një grupi kriminal kundër një grupi tjetër, vetëm duke zbatuar ligjin, do të rikthejë besimin e qytetareve tek drejtësia”, tha Meta.