Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi për operacionin e SPAK-ut: Asnjë kompromis me krimin e organizuar, do t’i presim rrugën së keqes kudo


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të 18 personave në operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit të koduar “Golden bullet” për goditjen e 8 grupeve kriminale.

Çuçi thotë se nuk ka “asnjë kompromis” me krimin e organizuar, as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën.

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar.

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë ‘arrest me burg‘.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë.”- reagon ministri Çuçi.