Vendosni fjalën kyçe....

PE voton raportin e Santos: BE të nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


Miratohet raporti për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos tha se raporti i saj u miratua me shumicë dërrmuese, ku pro kanë votuar 519 deputetë nga 599 deputetë.

Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Europian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale.”- shkruan Santos.