Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, kanë dalë tre emra si kandidatë për presidentë.
Sipas “Balkanweb”, deputeti Ferdinand Xhaferraj ka propozuar emrin e Leonard Demit si kandidat për President. Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009 si dhe ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë qeverisjes së Ramës.
Ndërsa deputeti Flamur Hoxha ka propozuar emrin e ish-ambasadorit Arben Çejku. Bledjon Nallbati nga ana tjetër ka propozuar si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-gjeneralit, Dritan Demirajn.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Enkeejd Alibeaj ka propozuar 4 hapa të procedurës për përzgjedhjen e presidentit.
Fillimisht sipas tij Grupi i PD-së do të përzgjedhë 4 kandidatë, 2 kandidatë do dalin nga aletatët, partitë e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës. Pas dhënies së emrave të formohet një grup i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë dhe zgjidhet 1 kandidat. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.