Punonjësit e inceneratorit të Fierit po zhvillojnë një protestë për pagat e prapambetura.
Edhe pse administratori Farudin Arapi u kishte premtuar se do u kalonin katër paga, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen për në incenerator duke mos lejuar që mjetet e rënda të hyjnë e të shkarkojnë mbeturinat.
Ata kanë pohuar se do protestojnë çdo ditë para hyrjes së inceneratorit dhe kanë kërcënuar me grevë urie nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
“Duam lekët tona, nuk kemi ku shkojmë se jemi pa bukë. Erdhi policia dhe na kërcënëoi se do na arrestonte nëse nuk lirojmë derën. Le të na arrestojë, nuk kemi bërë vrasje, duam lekët tona.” – tha njëri nga punojësit.