Vendosni fjalën kyçe....

Rama për operacionin e SPAK-ut: Respekt për këtë shembull kaq domethënës


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK-ut që ka çuar në pranga 18 persona. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut dhe të Policisë së Shtetit duke thënë se ky është shembuli i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund.”– shkruan Rama. 

Kujtojmë që kohët e fundit kryeministri Rama është treguar mjaft kritik me punën e SPAK-ut, duke i kërkuar herë pas here hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha të shpallur “non grata” nga DASH.