Një sulm me armë ka ndodhur sot në një shkollë në Gjermani, në qytetin e Bremerhaven.
Gazeta gjermane Bild raportoi se ngjarja ndodhi në gjimnazin Lloyd, ku policia u thirr në shkollë nga një nxënëse që dëgjoi të shtënat.
Autoritetet në Bremerhaven konfirmuan se një operacion i madh policor ishte duke u zhvilluar dhe u kërkuan njerëzve që të shmangnin zonën.
Në një deklaratë për shtyp, policia e Bremerhaven tha se një person i armatosur ishte arrestuar dhe personi i plagosur ishte dërguar në spital.
“Nxënësit janë në klasa me mësuesit e tyre. Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Aktuell gibt es einen größeren #Polizeieinsatz in der Bremerhavener Innenstadt. Details dazu wird die #Polizei #Bremerhaven später bekanntgeben.
Bitte meiden Sie den Bgm.-Martin-Donandt-Platz und die anliegenden Straßen. pic.twitter.com/rdLy1odfzi
— Polizei Bremerhaven (@PolizeiBhv) May 19, 2022
Sipas Bild, i dyshuari është një burrë i cili ishte gjithashtu i armatosur me një hark. Ai është dërguar në paraburgim.
Personi i plagosur ishte një grua, e cila ishte punonjëse në shkollën e mesme. Rreth 200 nxënës ishin në gjimnazin Lloyd në momentin që ka ndodhur ngjarja.