George W. Bush adreson ‘pushtimin e pajustifikuar të Irakut’
Ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, dënoi pa dashje ‘pushtimin e Irakut’ ndërsa po fliste opër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një lapsus për të cilin ai ia la fajin pleqërisë.
Duke folur në Dallas të mërkurën në një ngjarje të organizuar nga ‘Instituti i Xhorxh W. Bush’, ish-presidenti kritikoi qeverinë ruse të presidentit Putin dhe vendimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë në fund të shkurtit.
“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim krejtësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut, të Ukrainës doja të thoja.” – tha ai, duke shkaktuar të qeshura mes dëgjuesve ndërsa ai përsëri murmuriti ‘Irak’ nën zë. Ai ia la fajin për gabimn moshës së tij, duke thënë: “Unë jam 75” përpara se të vazhdonte fjalën.
Bush vazhdoi të lavdëronte lidershipin e Ukrainës ndërsa luftimet në vend vazhdojnë në muajin e tretë, duke e quajtur në një moment presidentin Volodymyr Zelensky një ‘djalë të vogël të këndshëm’ dhe ‘Winston Churchill-in e shekullit të 21-të’, duke e krahasuar atë udhëheqësin britanik të Luftës së dytë Botëore.
Si president, Bush filloi pushtimin e Irakut në vitin 2003, duke çuar në rrëzimin e qeverisë së Sadam Huseinit. Deri në 209,000 civilë u vranë në luftimet që rezultuan.
Përpara se të rrëzonte presidentin irakian Saddam Hussein, administrata e Bush vazhdimisht pretendonte se kishte inteligjencë që tregonte se Bagdadi nuk kishte braktisur përpjekjet për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë pas Luftës së Gjirit të vitit 1991. Këto pretendime u vërtetuan më vonë të gabuara.