Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj ka akuzuar PS-në për prishje të marrëveshjes së para dy ditëve për presidentin e ri.
Në një deklaratë për mediat ai tha se PS=-ja nuk ka pasur që në fillim legjitimitetin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe më tërheqjen nga marrëveshja vetëm sa e ka vërtetuar edhe njëherë këtë.
“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona. Pra kjo është një tërheqje dhe ne e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real.” – tha Alibeaj.