Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja kërkon të sanksionojë ish-kancelarin gjerman e ish-ministren austriake: S’janë distancuar ende nga Rusia


Politikanët evropianë që ende mbajnë lidhje me bizneset ruse, si ish-kancelari i Gjermanisë Gerhard Schroeder dhe ish-ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl, duhet të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së, ka kërkuar një koalicion i gjerë brenda Parlamentit Evropian, raportoi e përditshmja gjermane Die Welt duke cituar një projektrezolutë që mori.

Sipas dokumentit, çdo ish-zyrtar i lartë evropian që kundërshton të ndërpresë lidhjet me bizneset ruse ose vazhdon të marrë fonde nga Rusia duhet të futet në listën e zezë.

Koalicioni i eurodeputetëve që përfshin Partinë Popullore Evropiane konservatore (EPP), Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), si dhe grupin Liberal Renew Europe dhe të Gjelbrit, i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të zgjerojë listën e sanksioneve. Deri tani, lista e zezë ka përfshirë vetëm zyrtarë rusë dhe ‘oligarkë’ që BE i konsideron të afërt me Kremlinin.

Projektrezoluta, e cila do diskutohet në parlamentin e BE-së, është ‘një sinjal i vërtetë nga Evropa. Ish-kancelarët duhet të vazhdojnë të konsiderojnë mirëqenien e shtetit të tyre pas kohës së tyre’, tha për Die Welt, Stefan Berger, një eurodeputet gjerman nga EPP.

Të katër aleancat ranë dakord për draftin pas ‘debateve të gjata’, sipas Die Welt. Së bashku, ata përbëjnë 70% të të gjithë eurodeputetëve, që do të thotë se projektrezoluta ka të ngjarë të miratohet.

Fillimisht, vetëm emri i Schroeder u fut në draft, raportoi Die Welt. Ish-kancelari gjerman është kreu i bordit mbikëqyrës të gjigantit rus të naftës Rosneft. Ai kundërshtoi të jepte dorëheqjen nga ky pozicion pasi Rusia filloi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Ai i Kneissl ishte emri tjetër ishte  i zbuluar nga Die Welt përveç atij të Schroeder. Politikania austriak, e cila nuk është i lidhur me ndonjë parti, është anëtare e bordit mbikëqyrës të Rosneft të drejtuar nga ish-kancelari gjerman. Është e paqartë nëse ka politikanë të tjerë evropianë në listë.

Ish-kancelari deri tani i ka rezistuar presionit, duke pohuar se ‘nuk mund të izolohet një vend si Rusia në planin afatgjatë, as politikisht dhe as ekonomikisht’ dhe Gjermanisë do i duhej energjia ruse për të ‘ruajtur ekonominë’.

Kneissl e ka quajtur gjithashtu Rusinë një pjesë jetike të ekonomisë globale në fillim të majit. Ajo ka mohuar se konflikti mes Moskës dhe Kievit është fajtor për krizën e energjisë dhe rritjen e çmimeve në Evropë dhe gjetkë.