Arrestimi i Nuredin Dumanit më 29 mars 2022 ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për shumë ekzekutime brutale kriminale në vend porej vitesh duke i zbardhur një pjesë të mirë prej tyre e duke treguar lidhjet mes ngjarjeve, porositëve dhe ekzekutorëve.
Pas dëshmisë së të penduarit Dumani, SPAK ka prerë ditën e djeshme 32 urdhërarreste në mbarë vendin po duhet thënë se disa nga emrat e njohur të botës së krimit janë në arrati dhe nuk janë arrestuar.
Mes emrave janë ato të Ervis Martinajt, Talo Çelës, Suel Çelës e Kamber Mehajt ndërsa Sokol Shanxhaktari është pas hekurave për një tjetër ngjarje. Dumani i kap në Fier i plagosur pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në Elbasan disa orë më herët.
Ai u gjet i fashuar brenda një apartamenti dhe pas arrestimit duket se ka arritur një marrëveshje me prokurorinë duke ndihmuar në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend duke tronditur opinionin publik.
Mes të cilave mund të përmenden porosia për vrasjen e Endrit Dokles, vrasjen e Ervis Dedës dhe nënës së tij, Fatmirës, ekzekutimin e dy vellëzërve Haxhia në Durrës apo konfliktin e avokatit Alban Bengasi me ish-gruan dhe ‘porosinë’ për të vrarë këtë të fundit.
Dëshmitë
Vrasja e Ervis Dedës
Dumani u ka treguar hetuesve detaje nga vrasja e Elvis Dedajt, e ndodhur më 5 qershor të 2012, në “Shkëmbin e Kavajës”.
Dedaj u njoh dy vite para se t’i bëhej atentat me Festim Qolin. Ata shpejt do të bëheshin ortakë dhe në bashkëpunim, duke blerë një karburant në lagjen 14 në Durrës. Qoli dhe Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta, por gjatë vitit 2011-2012 Elbisi ka kërkuar të marrë pjesën e tij, ndaj dhe kanë filluar veprimet për të ndarë pronat. Pikërisht, këtu ka lindur dhe konflikti mes tyre.
Rrëfimi i Dumanit
Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. …….Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro”.
Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.
Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga….ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës…Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën.”
Vrasja e Fatmira Dedës
“…Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoj nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të jap 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50tat, ka një djalë dhe tre goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin…..di që jeton ke rrotondo e luleve kur vjen nga Peqini diku 100m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m…. Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po ska fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi…. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me suzukin/toyotën, Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi. Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. Lekët i kishte futur tek marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”.
Vrasja e Andi Zylyfit
“Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se benzi që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit. Makina ishte Mercedez Benz E ose C Clas, ngjyrë gri, të cilën e kam patur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tre herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, tek servisi Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës. Unë vetë i kërkova Talos të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po s’ka lidhje. Fajin Talo fajin ja vinte Tos Gosës sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, dy vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një Golf të zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku tek 175cm. Këtë j’ua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë. Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros. Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela). Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin. Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….
Vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias dhe e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia
Prokurorët nuk shkruajnë në dosje rrëfimin në vetën e parë të Dumanit. Por pranohet se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës.
Emri i tij lidhet me dy atentatet e njohura në Durrës, ku ndërruan jetë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në 2 mars të 202 dhe një muaj më vonë, u vranë dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, në dosjen hetimore thuhet:
“Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit.
Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”.
Nga ana tjetër, në zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve, Viktor dhe Besimir Haxhiaj, një ndihmesë të madhe për zbardhjen e dinamikës ka dhënë Klevis Alla, i përfshirë në krim, tashmë i penduar i drejtësisë.
Ai ka treguar rolin që ka pasur në vrasje, mënyrën se si ndodhi krimi dhe kërcënimet që i bënte Dumani.
“Nga aktet e administruara rezulton se në datën 27.04.2020, rreth orës 16.35 në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia dhe kufomat e tyre janë gjetur brenda në makinën tip Golf VI me targa AA716ZZ. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit të viktimave janë administruar një sasi prej 55 gëzhoja arme zjarri model 56, kalibër 7.62 mm, 3 (tre) bërthamë plumbi, sekuestruar katër aparate telefonik celular në përdorim të viktimave…etj. Nga këqyrja e mëtejshme, mjeti i viktimave ka rezultuar me dëmtime të shumta në pjesë të xhamit të përparme dhe xhamave anësore të makinës, në pjesë kofanos dhe të dyerve dhe të gjithë këto dëmtime kanë qenë në formë vrimash tejshpuese karakteristikë e dëmtimeve të shkaktuara me armë zjarri. Të gjitha dëmtimet janë me drejtim hyrja nga jashtë – brenda mjetit.
Në këqyrjen e kufomave të vëllezërve Haxhia, ka rezultuar se në trupin tyre konstatohen dëmtime të shumta trupore te shkaktuar me armë zjarri, në pjesë të trupit dhe kokës. Më konkretisht te viktima Besmir Haxhia janë konstatuar 20 dëmtime në pjesë të gjoksit, të qafës dhe kokës si dhe gjendur në trup një predhë arme zjarri, dy këmisha predhe si dhe një bërthamë predhe arme zjarri. Te viktima Viktor Haxhia janë konstatuar 18 dëmtime të shumta në pjesë të gjoksit, të qafës dhe të kokës, ku janë gjendur dy predha arme zjarri, tre pjesë këmishe predhe dhe tre bërthama predhe arme zjarri.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktimat shtetasit Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, me origjinë nga rrethi Pukë dhe banor të lagjes 15 Durrës. Ata ushtronin një aktivitet privat si agjensi turistike dhe tregtim të mjeteve motorike. Në datën 27.04.2020, rreth orës 16.30 viktimat janë nisur nga banesa e tyre në lagjen 15 Spitallë dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI me targe AA716ZZ, në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e shtetasit Besmir Haxhia është fiksuar në sedilje te shoferit kurse kufoma e shtetasit Viktor Haxhia në sediljen e parë të mjetit me targë AA716 ZZ.
Nga ana e organit procedues është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes është marre menjëherë dhe është këqyrur telefoni i viktimës Besmir Haxhia i cili ishte i hapur. Në këtë telefon është gjendur një sms i një shtetasi të panjohur dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”. Ky numër ishte 0693341841 dhe nisur nga ky sms, menjëherë janë marrë të gjitha logimet e tij me numra të tjerë në vendndodhje. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, kryqëzimet e vendndodhjeve dhe të logimeve të këtij numri si dhe pyetjes së shtetasve të ndryshëm që kishin komunikuar me të, është arritur të konkludohet se ky numër ka qenë në përdorim nga shtetasi Klevis Alla. Në këto kushte, është bërë shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është pyetur rreth përdorimit të këtij numri, vendndodhjes se tij ditën e ngjarjes, rreth dijenisë së tij në lidhje me ngjarjen dhe në drejtim të rrethit të tij shoqëror. Gjatë pyetjes shtetasi Klevis Alla, ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit. Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
Në largim e sipër autorët kanë djegur automjetin e tyre në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeti i djegur plotësisht është i llojit Benz Class 270, lloji “Evo”, me targa AA 693 ZE. plotësisht, i cili ka rezultuar se është mjeti ku kanë qenë autorët momentin e vrasjes së viktimave Shkoza dhe Avdia. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjeti është vjedhur në Tiranë kurse targa është vjedhur në Kavajë.
Nga ana e organit procedues është këqyrur vendi i ngjarjes dhe janë marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve di dhe janë administruar aktet përkatëse. Janë marrë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla i cili fillimisht implikonte veten të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën Bubi. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën Bubi, ishte në fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm të cilin ai e njihte shumë mirë i cili kishte shumë njohje dhe lidhje në policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën.
Lidhur me këtë çështje të hetuarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës”, theksohet më tej në dosjen hetimore.
Vrasja e Bujar Çelës
“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.
Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.”
Plagosja e Arben Çetës
Nuredin Dumani ka shpjeguar se ka qenë shtetasi Talo Çela që i ka kërkuar të vriste këtë shtetas, ka qenë Talo që i ka treguar se cili ishte personi që do të vritej, se si ka studiuar lëvizjet e këtij shtetasi për disa ditë. Talo i ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri i cili do të ishte edhe ai në vrasje, Talo i ka thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamber Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer. Nuredini shpjegon se ka takuar Kamberin i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej. Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë. Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim. Më pas jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut afër stacionit të trenit marr A Clasin tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik. Aty e lëmë benzin e ngjarjes në një parking pallati dhe atë benz e ka hequr Talo të nesërmen. Tek ura e zezë kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar. Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe skisha kontakte më me ta.”
Tentativa për vrasjen e Lulzim Mashës në Tiranë
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Ëilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Ëilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Ëolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Ëilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.”
Porosia e avokatit Alban Bengasi për vrasjen e ish-bashkëshortes Blerta Bengasi
Në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, janë mësuar detaje mbi shumë çështje kriminale dhe mbi të gjitha “porosi vrasjesh”, ku mes të cilave përmendim dhe konfliktin e avoktit Alban Bengasi me ish-gruan.
Dumani ka rrëfyer se Bengasi, i cili punonte për llogari të bandave, u kishte kërkuar t’i vrisnin ish-gruan duke ofruar 120 mijë Euro.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Bengasi i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej sepse pretenonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.
Sipas Dumanit, ai nuk kishte pranuar që “punën” ta bënte vetë, pasi nuk i pëlqente të rrihte gra. Prandaj këtë porosi ua kaloi Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.
Ai tregon se pasi e kishin ndjekur për ditë me radhë Blerta Bengasi (Ruçin), Eljo Bitri e kishte qëlluar atë me grushte në fytyrë deri sa i del gjak. Por avokati ishte i pakënaqur pasi ajo nuk kishte thyer ‘as krah dhe as këmbë’.
“Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë.” Madje avokati Bengasi herën e dytë i kërkon Dumanit që t’i vriste ish bashkëshorten, dhe si këmbim do i jepte 120 mijë euro. Por për Dumanin kjo ishte një shumë e vogël, pasi bëhej fjalë për vrasjen e një gruaje.
Porosia për ekzekutimin e Sokol Sanxhaktarit
Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me hetimet e nisura për disa nga anëtarët e bandave në Shqipëri, të cilat përmbajnë brenda materialet nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, i arrestuar një muaj më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vrasje të kryera dhe përfshirje në aktiviotete kriminale. Një nga pjesët e dosjes është edhe dëshmia për likujdimin e Sokol Sanxhaktarin, për të cilin Dumanit i ishin ofruar 200 mijë euro për ta eliminuar. Sipas vetë Dumanit personat që kishin dhënë këtë shumë parash janë Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, pasi dhëndri i Qazim Sejdinit, i cili sot ndodhet në burg kishte lidhje të ngushta me Suel Çelën, i cili konsiderohet si kundërshtari më i fortë i bandës së Çapjave në Elbasan.
Porosia për ekzekutimin e Endrit Dokles
Një tjetër dëshmi nga të arrestuarit e akuzuar për krime të rënda, është edhe ajo për ekzekutimin e Endrit Dokles. I arrestuari Henrik Hoxhaj ka treguar para prokurorëve planin për vrasjen e tij dhe gjurmimin e objektivit. Edhe pse shuma e ofruar për vrasjen e një prej personave më të fuqishëm në botën e krimit ishte 500 mijë euro, Hoxhaj ka dëshmuar se vrasja e Dokles mbeti vetëm një porosi.
Dëshmia e Henrik Hoxhajt
“Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Endrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.
Çmimi ishte mbi 500.000 euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë, por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.