Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack reagon pas komenteve të Krichbaum: Të mos ndërhyjë, ai nuk i njeh problematikat e PD-së


Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka reaguar pas deklaratës së djeshme kolegut të saj, deputetit kristianodemokrat në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum.

Në një prononcim për “Syri TV”, Pack shprehet se Krichbaum nuk duhet të ndërhyjë në punët e partisë simotër, pasi nuk i njeh problemet e PD-së.

 “Siç dihet në Shqipëri, unë po ndjek nga afër situatën në PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri.

Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.

I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.

Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur.”– komentoi Pack.

Ky reagim vjen pasi një dit më parë, Krichbaum tha se CDU nuk do të bashkëpunojë me PD-në, nëse ajo i kthehet së kaluarës, duke iu referuar rikthimit të Sali Berishës si kryetar.