Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi më gjashtë plumba i Emiljano Ramazanit, dëshmitari zbërthen ngjarjen tronditëse (hollësitë)


Hollësi të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 20 korrik 2020.

Sipas dosjes së prokurorisë, për ngjarjen është regjistruar procedim penal për tre persona, Erion Alibej, Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Ramazani u qëllua me gjashtë plumba në oborrin e shtëpisë ndërsa Runaj u ekzekutua një javë më vonë duke vdekur nga një plagë thike.

Ekzekutimi i Ramazanit

Sipas prokurorisë, viktima është gjetur në vendin e shoferit i qëlluar me gjashtë plumba. Pasditen e së njëjtës ditë, në fshatin Vidhas, Elbasan, është gjetur një mjet i djegur brenda të cilit janë sekuestruar dy automatikë model 56 ndërsa mjeti rezultonte i vjedhur në Tiranë.

Kamerat e sigurisë në zonë kapën një person të maskuar i cili pasi del nga një mjet tip VË, shkon drejt Ramazanit dhe pasi i afrohet nga xhami i pasagjerit, e qëllon gjashtë herë me pistoletë e më pas largohet me vrap.

Dëshmia rreth ekzekutorit

Asokohe prokuroria regjistroi procedim penal ndaj Erion Alibejt e Xhuliano Hoxhës për ngjarjen. Ndërsa ka marrë dëshminë e Henrik Hoxhajt i cili ka pohuar se ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e Ramazanit.

Dëshmitari ka deklaruar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tasi ndërsa vrasja ka qenë e porositur nga Nuredin Dumani.  Ky i fundit e ka marrë porosinë nga Erion Alibej e nga Arjan Spahiu.