Ndërsa një pjesë e Indisë ka pasur probleme të theksuara me përmbytjet të cilat kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur, pjesa tjetër është përballur me një valë të nxehti të frikshme.
Temperaturat kanë shkuar deri në 47 gradë Celsius në disa pjesë të Indisë e Pakistanit fqinj.
Në fillim të kësaj jave, Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) lëshoi një alarm ‘portokalli’ për kryeqytetin që paralajmëronte një valë të nxehti.
Nju Delhi raportohet se kishte dëshmuar një mars të nxehtë dhe të thatë, duke mos vlerësuar reshje shiu kundrejt mesatares vjetore prej 15.9 mm.
Për miliona banorët e shteteve të ndryshme furnizimi më ujë është sfida më e madhe dhe autoritetet po bëjnë çmos për të ndihmuar në këtë drejtim.