Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski është dënuar në mungesë me 9 vite burg për shembjen e porositur të godinës ‘Kosmos’.
Në vitin 2011-2012, që të shembet kompleksi i ndërtuar nga Fiat Canoski, Gruevski dhe Janakieski e kanë nxitur ish-kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe inspektoren e atëhershme ndërtimore, Elisabeta Najdovska.
Trajkovski dhe Najdovska janë dënuar nga katër vite burg, shkruan Alsat.
Gjykata ka marrë vendim për t’i paguar biznesmenit Canoski dëmshpërblim prej 11 milionë euro për kompleksin ‘Kosmos’. Shuma me normë interesi sipas mbrojtjes, arrin deri në 20 milionë euro.