Gazetarja Klodiana Lala ka fituar çmimin e dytë të Bursës Ballkanike për gazetari investigative.
Ky vlerësim u nda mes Lalës, gazetares serbe Marija Vuçiç dhe gazetarit grek Jason Athanasiadis, pasi juria ka vendosur të shpërndajë pjesën tjetër të fondit të çmimeve mes tre shkrimeve fituese, në vend që të ndajë vendin e dytë dhe të tretë.
Ndërsa çmimin e parë e mori gazetari polak Dariusz Kalan për artikullin e tij të vitit 2020 “Përplasja e makinës që përkuli rrotat e drejtësisë polake”.
Jury has decided to distribute the rest of the award fund among three other winning stories, instead of awarding the second and third place.
Awarded are the stories of Albanian journalist Klodiana Lala, Serbian journalist Marija Vucic and Greek journalist Jason Athanasiadis. pic.twitter.com/rbQZLGzTbV
— Fellowship for Journalistic Excellence (@RDFellowship) May 19, 2022
Lala u vlerësua për investigimin e saj të vitit 2021 me titull “Historia e krimit shqiptar: Peng në zinxhirin e kokainës.”
Kliko këtu për shkrimin e plotë të gazetares Lala.
Bursa Ballkanike për Ekselencën Gazetareske nisi në vitin 2007 për të promovuar raportimet me cilësi të lartë dhe ndërkufitare. Ajo zbatohet nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe mbështetet nga Fondacioni ERSTE.